• e mërkurë, 23 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Seancë e re plenare në Kuvend

Seancë e re plenare në Kuvend

Shkup, 1 prill, 2025 (MIA) - Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të fillojë seancën e 42-të, ndërsa paraprakisht deputetët në kuadër të seancës së 38-të duhet të votojnë për pikën e vetme që ka mbetur e pashqyrtuar - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensionaë dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar. Për deputetët këto do të jenë seancat e para parlamentare pas pauzës dyjavore pas tragjedisë në Koçab më 16 mars, ku e humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 190 janë të lënduar. 

Ndërsa seanca e dyzetë e dytë është sapo caktuar, ndërsa pikat e propozuara në të janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për lirim nga pagesa e një pjese të kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social për shkak të rritjes së rrogave, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Në seancë me procedurë të shkurtuar janë propozuar edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shujtë të subvencionuar të studentëve, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Inspeksionin e Arsimit, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe parandalimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar, por ky në lexim të parë.
 
 Deputetët në kuadër të kësaj seancë duhet të shqyrtojnë edhe Kërkesën për interpretim autentik të nenit 44 paragrafi (2) të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 12/2019), dorëzuar nga kryetari i Komunës së Gjevgjelisë.

Në Kuvend sot do të mbahen seanca edhe të tre komisioneve. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR