• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sarri dha dorëheqje nga posti trajner i Lacios

Sarri dha dorëheqje nga posti trajner i Lacios

Romë, 12 mars 2024 (MIA) - Trajneri i ekipit italian Lacio, 65-vjeçari Mauricio Sarri, dha dorëheqje nga detyra, njoftuan mediumet lokale.

Sarri u largua pasi klubi romak fundjavën e kaluar humbi nga Udineze dhe e pësoi disfatën e tretë radhazi.

Me 13 humbje në 28 ndeshje në Seria A, Lacio është i dhjeti në tabelë, ndërsa paraqitjen në Ligën e kampionëve e përfundoi me humbje në një të tetën e finales nga Bajerni i Mynihut.

Sarri është në Lacio nga viti 2021, ndërsa paraprakisht i ka udhëhequr Juventusin, Çellsin dhe Napolin.

Me Çellsin e fitoi Ligën e Evropës, ndërsa me Juventusin titullin kampion i Italisë, por u shkarkua vetëm pas një sezoni për shkak të eliminimit të hershëm në Ligën e kampionëve. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR