Sanksionohen 185 shoferë në Shkup
- Sanksionohen 185 shoferë gjatë aksionit të djeshëm të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në territorin e kryeqytetit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:08, 1 gusht, 2024

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Sanksionohen 185 shoferë gjatë aksionit të djeshëm të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në territorin e kryeqytetit.
"Nga gjithsej 185 sanksione, prej të cilave 89 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 13 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë,tetë sanksione përkundërvajtje të shoferëve të motoçikletave. Janë shqiptuar edhe katër gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, shtatë sanksione për mosspërdorimin e rripit të sigurisë...", informojnë nga MPB-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s