• e shtunë, 11 maj 2024

Sanksionohen 157 shoferë nën ndikimin e alkoolit

Sanksionohen 157 shoferë nën ndikimin e alkoolit

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - MPB-ja informon se dje, në kontrollin aksionar, janë sanksionuar 157 persona të cilët kanë vozitur në ndikim të alkoolit. Kontrolli është realizuar prej orës 16:00 deri në orën 22:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas MPB-së, janë sanksionuar edhe 183 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, njofton Ministria. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR