• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sançez: Zgjerimi i BE-së me tetë anëtarë të rinj sjell sfida, por Madridi është i hapur ndaj kësaj mundësie

Sançez: Zgjerimi i BE-së me tetë anëtarë të rinj sjell sfida, por Madridi është i hapur ndaj kësaj mundësie

Madrid, 5 tetor 2023 (MIA) - Jemi krenarë që jemi nikoqir të takimit të sotëm, deklaroi kryeministri spanjoll Pedro Sançez para fillimit të takimit në qytetin spanjoll Granadë të krerëve të shteteve apo qeverive nga Bashkësia politike evropiane.

"Granada sot është kryeqyteti i Evropës dhe i paqes. Ky qytet përfaqëson respektin mes kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme. Ky është mesazhi që po i dërgojmë pjesës tjetër të botës - Evropës dhe projektit për paqe", shtoi ai.

Sançez sot, pas mbërritjes në samitin e Bashkësisë politike evropiane në Granada, deklaroi se zgjerimi i BE-së në tetë anëtarë të rinj do të çojë në shumë sfida në bllok, por theksoi se Spanja është e hapur për një zgjerim të tillë.

Ndër temat kryesore të takimit janë zgjerimi i Unionit dhe lufta ruse në Ukrainë.

"Të gjithë evropianët e mbështesin presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe vendin e tij. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me mbështetjen tonë deri në fund të luftës. Ne duhet të ndryshojmë buxhetin e BE-së për të siguruar këtë ndihmë në vitet e ardhshme", theksoi Sançez.

Spanja kryeson me BE-në deri në fund të vitit. Samiti është një forum për të inkurajuar bashkëpunimin midis më shumë se 40 vendeve të krijuara pas pushtimit rus - 27 nga BE dhe 20 nga vendet përreth saj. Blloku do të diskutojë planin e zgjerimit të premten. ls/

Foto; presidenca e Spanjës

 

QËNDRONI TË LIDHUR