• e hënë, 24 qershor 2024

Sallah, Klopit: Të dëshiroj fat dhe shpresoj të takohemi përsëri

Sallah, Klopit: Të dëshiroj fat dhe shpresoj të takohemi përsëri

Liverpul, 21 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Sallah i është drejtuar trajnerit Jirgen Klop i cili të dielën për herë të fundit ka drejtuar skuadrën nga "Enfildi".

"Ka qenë e mrekullueshme të ndaj gjitha këto trofe dhe përvojën gjatë shtatë viteve të fundit me ju. Të dëshiroj fat në të ardhmen dhe shpresoj se do të takohemi sërish", ka shkruar Sallah në rrjetin social.

Klop në stilin e tij është përshëndetur me Liverpulin. Fitoi dhe filloi të brohoriste emrin e trajnerit të ri.

Gjermani mori drejtimin e Liverpulit në tetor të vitit 2015. Nën drejtimin e tij, ekipi u bë kampion i Anglisë, njëherësh edhe dhe fitues i Ligës së kampionëve. Krahas kësaj, Liverpuli dy herë fitoi Kupën e ligës angleze dhe u bë fitues i kupës kombëtare.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR