• e enjte, 02 janar 2025

Sa herë që duhet të zbatojmë drejtësinë, dikush merr diarre, ethe ose ankth, thotë Mickoski dhe paralajmëron "veprim të fuqishëm" për t'u marrë me prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar

Sa herë që duhet të zbatojmë drejtësinë, dikush merr diarre, ethe ose ankth, thotë Mickoski dhe paralajmëron

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Sa herë që duhet të zbatojmë drejtësinë, dikush merr diarre, ethe ose ankth, nga prokurorët ose gjyqtarët, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se është "thellë i zhgënjyer nga ajo që po ndodh", dhe në periudhën e ardhshme paralajmëron "veprim të fuqishëm" për ballafaqim, siç tha, nëse duhet edhe "në një mënyrë tjetër me ata prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar".

Në Prokurori, Mickoski tha se kanë dorëzuar më shumë se qindra raste ku ka bazë për vepra penale, por se ata gjithmonë gjejnë mënyrë për të penguar veprimet.

"Në çdo seancë të Qeverisë ne i lexojmë raportet e revizionit dhe në çdo seancë të Qeverisë e pyes drejtpërdrejt revizorin nëse ka bazë për vepra penale dhe a është dorëzuar në prokurori dhe në çdo seancë të Qeverisë marr të njëjtën përgjigje - po, është dorëzuar, që do të thotë që kemi më shumë se qindra raste të dorëzuara në prokurori? Veç kësaj, a keni dëgjuar kur një prokuror duhet të nënshkruajë një urdhër arresti, bastisje etj,  sëmuret, merr diarre, ngulfatje, rritje të temperaturës ose ethe etj. Ata gjithmonë gjejnë një mënyrë për të penguar veprimin e forcave të rendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga kjo që po ndodh sot, por më besoni nuk do të kalojë shumë, por do të hyjmë në një aksion të fuqishëm dhe nëse është e nevojshme do t'i trajtojmë ata prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar në një mënyrë tjetër", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në KOSTAL Maqedoni.

Mickoski theksoi se këtë e them kohë të gjatë, dhe siç tha, prandaj ka mirëkuptim "për qytetarët pse thonë se gjërat janë mirë, por asesi të përballeni me krimin dhe korrupsionin".

"Derisa ata njerëz janë të pranishëm në prokurori dhe gjyqësor për fat të keq ne nuk mund të shkojmë një hap përpara në luftën me krimin dhe korrupsionin dhe hijet e të kaluarës të cilat janë pjesë e një moçali politik e cila rrobëroi prokurorinë dhe gjyqësorin", deklaroi Mickoski.

I pyetur se ç'farë ndërmerret për të ulur emigracionin, Mickoski, tha se "gjithçka që duhet do të bëjmë dhe po bëjmë për t'i kthyer njerëzit, të cilët u larguan nga "vendi" dhe prandaj duhet drejtësia.

"Ata kanë nevojë për shpresë, dhe mendoj se shpresa po kthehet ngadalë por sigurt, me përjashtim të një gjëje. Këtu e pranoj dhe më vjen keq përse është kështu, sepse sa herë duhet të zbatojmë drejtësinë, dikush merr diarre, temperaturë të ngritur apo ankth nga prokurorët dhe gjyqtarët. Sa herë që duhet të vendoset drejtësia nga organet e rendit dhe do të hyjmë fuqishëm në periudhën në vijim, nuk ka më durim, durimi ka mbaruar", tha Mickoski. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR