• e martë, 24 dhjetor 2024

Sërish kaos në Parlamentin e Shqipërisë, seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta

Sërish kaos në Parlamentin e Shqipërisë, seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta

Tiranë, 25 janar 2024 (MIA) - Seanca e sotme plenare në Parlamentin shqiptar ka kaluar me tensione dhe kaos të krijuar nga deputetët demokratë të opozitës, mbështetës të Sali Berishës.

Deputetët nga krahu "Ripërëritja e PD-së", si dhe në tre muajt e fundit, kanë bllokuar foltoren parlamentare, duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Vrasës të pluralizmit", fishkëlluan me bilbila, por sot nuk kishte bomba tymi, të cilat rregullisht lëshoheshin më parë.

Nën tingujt e fortë të bilbilave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikola shkoi drejtpërdrejtë për të votuar pikat e rendit të ditës, ndërsa në seancë ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka tentuar të shkojë drejt kryeministrit Rama me një pankartë në duar, ku shkruhej “Vrasës i demokracisë”, për të cilin shkak duhej të ndërhynin gardianët për të normalizuar situatën.

Seanca është mbyllur në afat prej 12 minutave, pasi shumica qeverisëse miratoi projekt-ligjet.

Në deklaratë për media, pas seancës, deputeti i PD-së, Ervin Salijanji, theksoi se “opozita nuk do të tërhiqet nga veprimi i saj, por do ta diversifikojë". 

Opozita e PD-së ka 55 deputetë, nga të cilët 47 janë nga “Ripërtëritja e PD-së”, krahu më i numërt i udhëhequr nga Sali Berisha, ndërsa 8 të tjerët janë me Lulzim Bashën, i cili në gjykatë figuron si kreu i partisë. rq/bsh/

Foto: Parlamenti i Shqipërisë

QËNDRONI TË LIDHUR