Rute: SHBA-ja është e përkushtuar vazhdimisht për një NATO të fortë dhe presin që të gjithë aleatët të marrin përsipër pjesën e barrës
- Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset, në seancën e djeshme të Këshillit Veriatlantik dha një mesazh të qartë në lidhje me angazhimin e përhershëm të SHBA-së për një NATO të fortë dhe pritjet e qarta të Amerikës që të gjithë aleatët të marrin përispër pjesën e tyre të drejtë të barrës, tha Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
- Post By Fami Bajrami
- 10:34, 14 shkurt, 2025

Bruksel, 14 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset, në seancën e djeshme të Këshillit Veriatlantik dha një mesazh të qartë në lidhje me angazhimin e përhershëm të SHBA-së për një NATO të fortë dhe pritjet e qarta të Amerikës që të gjithë aleatët të marrin përispër pjesën e tyre të drejtë të barrës, tha Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute.
"Të gjithë aleatët dhe Ukraina janë të bashkuar në dëshirën e tyre për paqe në Ukrainë. Të gjithë pajtohemi se duhet ta sjellim Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm negociues. Dhe na duhet një paqe e qëndrueshme dhe e përhershme, e jo Minsk Tre. Ne nuk mund të lejojmë që Presidenti (i Rusisë, Vlladimir) Putin të fitojë, porositi Rute në konferencën për media pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Rute informoi se në takimin, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, janë aprovuar planet e propozuara nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, Gjenerali Kristofer Kavoli, për të forcuar zbrapsjes dhe mbrojtjes së NATO-s, në mënyrë që, siç tha ai, "të mund të mbrojmë një miliard njerëzit tanë".
"Për të siguruar se jemi plotësisht të përgatitur për të zbatuar këto plane në të ardhmen, ne kemi nevojë për më shumë kapacitete ushtarake, e për këtë na duhet alokim dukshëm më i mëdha për mbrojtjen. Nuk ka kohë për të humbur. Liria dhe prosperiteti ynë i vazhdueshëm varen nga kjo.
Shpenzimet e mbrojtjes tashmë po rriten", porositi Rute.
Ai përkujtoi se shtetet anëtare të NATO-s dhe Kanadaja kanë rritur ndjeshëm alokimet e tyre të mbrojtjes që nga viti 2014 dhe kanë investuar 485 miliardë dollarë në nevoja të mbrojtjes vetëm vitin e kaluar, që është 20% më shumë se në vitin 2023.
"Por, duhet të bëjmë më shumë, shumë më tepër. Dhe këtë duhet ta bëjmë më shpejt. Nga diskutimet tona të sotme është e qartë se aleatët e pranojnë nevojën për të investuar shumë më tepër. Disa në takimin e sotëm njoftuan rritje të konsiderueshme të shpenzimeve. Dhe pres që shumë ministra të kthehen në shtëpi nga takimi i sotëm me një ndjenjë edhe më të madhe urgjence", theksoi Rute.
Ai theksoi se ministrat kanë biseduar edhe për nevojën e rritjes së prodhimit të mbrojtjes, paralelisht me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
"Industria jonë duhet të jetë në gjendje të prodhojë atë që paratë shtesë na lejojnë të prokurojmë. Vitet e fundit kemi parë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të mbrojtjes në të gjithë Aleancën. Ne prodhojmë më shumë dhe më shpejt se kurrë në dekadat e fundit. Por, ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë", shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Sipas Rute, për të siguruar besueshmërinë e përpjekjeve parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s në vitet e ardhshme, shtetet anëtare duhet të kalojnë në të menduarit si në kohë lufte dhe industria duhet të përshtatet me këtë.
"Industria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar kapacitetet e prodhimit, por mund të bëjë më mirë. Sinjalet e kërkesës (së rritur) janë të qarta dhe ato do të vazhdojnë të rriten. Sot, u dakorduam për një Plan veprimi të përditësuar për të rindërtuar një industri të fortë të mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut, tha Rute, duke shtuar se një industri e fortë e mbrojtjes do ta bënte Aleancën më të fortë dhe do të krijonte më shumë vende pune në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Rute njoftoi se në takimin e sotëm të Këshillit NATO-Ukrainë, të mbajtur në kuadër të takimit ministror, ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov informoi homologët e tij për zhvillimet e fundit në terren, ndërsa sekretari amerikan Hegset, nga ana tjetër, in ka njoftuar se iniciativa e Presidentit amerikan Donald Tramp për bisedimet paqësore për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
"Biseduam prë rëndësinë e mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën, e cila është vendimtare që kjo luftë brutale e agresionit të ketë një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm", tha Rute.
Ai vuri në dukje se është biseduar edhe për nevojën që aleatët evropianë dhe Kanadaja të bëjnë më shumë përpjekje në sigurimin e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.
"Aleatët dje dhe sot paralajmëruan paketa të reja të mbështetjes ushtarake. Kjo do të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj aktuale dhe do të ndërtojë forcat e saj të armatosura në planin afatgjatë. E gjithë kjo dërgon një sinjal të qartë se Evropa dhe Kanadaja po marrin përsipër pjesën më të madhe të ndarjes së barrës transatlantike", shtoi Rute.
Në fillim të konferencës për media, Rute gjithashtu iu referua incidentit të sotëm në Mynih në të cilin të paktën 28 persona u plagosën, disa prej tyre më rëndë, kur një makinë u përplas me një grup njerëzish, duke theksuar se ai shpreh tronditje dhe trishtim për këtë, siç tha ai, me sa duket sulm të qëllimshëm.
"Shprehim solidaritet me aleatin tonë Gjermaninë dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre", theksoi Rute.
foto: EPA