• e premte, 05 dhjetor 2025

Rute: Aleatët e NATO-s dhe Ukrainës punojnë për garanca sigurie për të parandaluar sulm të sërishëm të Rusisë

Rute: Aleatët e NATO-s dhe Ukrainës punojnë për garanca sigurie për të parandaluar sulm të sërishëm të Rusisë

Kiev, 22 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në konferencën e sotme për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në Kiev, theksoi se aleatët e Aleancës dhe Ukrainës punojnë së bashku për garancat e sigurisë për Kievin, në mënyrë që të jenë të sigurt se Rusia nuk do të sulmojë sërish.

"Garancat solide të sigurisë do të jenë me rëndësi thelbësore dhe për momentin po punojmë për to", theksoi Rute.

Përderisa Zelenski theksoi se Rusia po bën gjithçka për të parandaluar takim mes liderëve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

"Çështja për ndërprerje të luftës duhet të zgjidhet në nivel të liderëve, por tani shohim se rusët po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar takimin. Për dallim nga Rusia, Ukraina nuk druhet nga kurfarë takimi me liderë. Ne jemi të gatshëm të punojmë në mënyrë produktive, deri në shkallë maksimale të mundshme", theksoi Zelenski.

Ai shfaqi shpresë se "partnerët do të ndihmojnë të sigurohet së paku pozitë minimale produktive nga ana e Rusisë".

"Duhet t'i detyrojmë të kyçen në diplomaci. Na nevojiten me të vërtetë sanksione të fuqishme nëse ata nuk dakordohen me zgjidhje diplomatike për këtë luftë, nëse nuk dëshirojnë ta përfundojnë. Konsiderojmë për sanksione të fuqishme nga partnerët tanë", tha Zelenski.

Zelenski edhe njëherë theksoi se ai dhe Rute biseduan për garancat e sigurisë për Ukrainën nga vende të tjera, të cilat, sipas presidentit ukrainas, duhet të jenë të ngjashme me Nenin 5 të kartës së NATO-s. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR