• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rustemi dhe Berberi biseduan për lidhje efikase infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Rustemi dhe Berberi biseduan për lidhje efikase infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Dibër, 25 mars 2023 (MIA) - Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i Drejtorisë rrugore të Shqipërisë, Evis Berberi, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre realizuan takim pune në Shkup, ku biseduan për disa tema. 

"Në këtë takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e ndërsjellë të projekteve me interes të përbashkët për të dy vendet", njoftuan nga NPRRSH.

Për takimin informuan edhe mediumet shqiptare, të cilat e vlerësojnë si hap para në avancimin e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore që i lidh të dy vendet. 

Një nga temat së cilës iu përkushtua kujdes i veçantë dhe e cila është me rëndësi të madhe, është projekti për Korridorin 8 dhe vendkalimi kufitar Qafë Thanë - Strugë, që e lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Me këtë rast janë shqyrtuar më shumë opsione të mundshme ku do të kalonte rruga deri në kufirin me Shqipërinë, për gjetjen e pikës së përbashkët kufitare, me të cilën do të shkurtohej rruga për 20 kilometra. 

Rustemi dhe Berberi më hollësisht kanë biseduar edhe për implementimin e disa projekteve tjera kyçe, ndërsa takimet e këtij lloji do të praktikohen edhe në të ardhmen, pasi ato do të thonë lidhje efikase infrastrukturore të të dy vendeve.

Ndryshe, nga pala shqiptare me dinamikë të përshpejtuar po zhvillohen punë ndërtimore nga faza e parë e rikonstruimit dhe zgjerimit të aksit rrugor Qafë Thanë - Elbasan. bsh/ 

FOTO NPRRSH Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR