• e premte, 25 tetor 2024

Rusia me dronë sulmoi Kievin

Rusia me dronë sulmoi Kievin

 Kiev, 25 tetor 2024 (MIA) - Rusia e sulmoi Kievin me dronë gjatë natës, që është sulmi i 15-të ajror në kryeqytetin ukrainas këtë muaj, bënë të ditur sot autoritetet e qytetit.

 Gjatë sulmit, i cili zgjati rreth katër orë, u rrëzuan dhjetëra dronë, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarake Sergej Popko.

 Ai shtoi se autoritetet nuk kanë marrë raporte për të plagosur dhe se mbetjet e dronëve të rrëzuar shkaktuan një zjarr që më vonë u shua.

 Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR