Rusia ka hapur një zyrë konsullore në Qipron Veriore
- Rusia ka vendosur të hapë një zyrë konsullore në Qipron Veriore, një republikë e vetëshpallur e njohur vetëm nga Turqia.
- Post By Sara Ademi
- 15:26, 10 gusht, 2023
Nikozia, 10 gusht 2023 (MIA) - Rusia ka vendosur të hapë një zyrë konsullore në Qipron Veriore, një republikë e vetëshpallur e njohur vetëm nga Turqia.
Lajmin e tillë e tha udhëheqësi i turqve qipriot, Ersin Tatar, duke theksuar se Rusia i ka inicuar hapat për hapjen e zyrës.
Sipas Tatarit, Britania e Madhe tashmë ka zyrë konsullore në këtë pjesë të ishullit qipriot dhe se për to nuk do të ishte problem, nëse Rusia e bën të njëjtën.
"Këtu ka një numër të madh të rusëve dhe prandaj është normale që ky vend të ketë zyrë të saj", tha Tatar për mediat lokale.
Shefi i diplomacisë së turqve qipriot, Taksin Ertugruloglu, tha se "Rusia dëshiron të hapë zyrë për dhënien e shërbimeve konsullore për qytetarët e saj dhe se kjo nuk duhet të interpretohet si njohje e Republikës Turke të Qipros Veriore".
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së fundmi hapi një aeroport të madh në Qipron Veriore me kapacitet për t'i shërbyer dhjetë milionë pasagjerëve në vit.
Turqia ka më shumë se 35.000 ushtarë në pjesën veriore të Qipros. sa/
foto: Uikipedia