• e martë, 26 nëntor 2024

Rusia gjatë natës me dronë e sulmoi Kievin

Rusia gjatë natës me dronë e sulmoi Kievin

Kiev, 26 shtator 2024 (MIA) - Rusia gjatë natës kreu sulm me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev, duke shkaktuar dëm në infrastrukturën civile, kumtuan autoritetet e qytetit.

Mbi qytet ishin vërejtur disa nga dhjetë dronët e prodhimit iranian, nga të cilat shumica ishin rrëzuar, deklaroi Serhij Popko, shef i administratës ushtarake lokale.

Në sulmin disa orësh u dëmtuan 20-të automobila dhe një tub gazi në një zonë banimi, ndërsa mbetjet janë gjetur edhe në këndin e fëmijëve, shtoi ai.

Rusia rregullisht dërgon drone dhe raketa mbi qytetet e Ukrainës dhe larg pas linjave të para të frontit të pushtimit të saj i cili zgjat dy vjet e gjysmë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR