Bisedë telefonike Trudo - Tramp
- Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, ka pasur mbrëmë një bisedë telefonike "produktive dhe konstruktive" me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, e cila "ka qenë e fokusuar në tregtinë dhe sigurinë kufitare", njoftoi Qeveria kanadeze.

Otava, 26 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, ka pasur mbrëmë një bisedë telefonike "produktive dhe konstruktive" me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, e cila "ka qenë e fokusuar në tregtinë dhe sigurinë kufitare", njoftoi Qeveria kanadeze.
Biseda u mbajt pas paralajmërimit të Donald Tramp se ai planifikon të rrisë tarifat në 25 për qind për të gjitha mallrat nga Kanadaja.
Sipas të njëjtës deklaratë, dy krerët e shteteve i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të vazhdojnë "të jenë në kontakt". mb.
Foto: X skrinshot