Mbi 10 rajone ukrainase morën lajmërime për gjoja mina të vendosura në institucionet shtetërore
- Së paku 13 rajone të Ukrainës sot morën paraqitje për gjoja bombardime të institucioneve shtetërore, ndërtesave administrative, spitaleve, qendrave tregtare.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:05, 26 nëntor, 2024

Kiev, 26 nëntor 2024 (MIA) - Së paku 13 rajone të Ukrainës sot morën paraqitje për gjoja bombardime të institucioneve shtetërore, ndërtesave administrative, spitaleve, qendrave tregtare.
Për momentin policia po kontrollon objekte në disa rajone. Në Kiev, Këshilli i lartë gjyqësor mori njoftim për bombë. Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit ukrainas, Dmitro Hrishçenko deklaroi se spt policët pranuan dy paraqitje për mina në rajonet Dnepro dhe Shevçenko.
Në Suma, janë pranuar paraqitje për mina tokësore në këshillin e qytetit dhe institucionet mjekësore.
Nëpunës policorë po kryejnë kontroll në shtatë institucione të cilat u evakuuan prë shkak të dyshimit për shpërthim.
Në Zaporozhje janë pranuar 27 paraqitje për bombardime të objekteve civile dhe kyçe infrastrukturore, të cilat policia po i kontrollon. Në rajonin Hmelnicki, pati raportime për detonim të një numri të madh të ndërtesave të ndryshme. Siç kumtoi policia, në terren po punojnë të gjitha shërbimet kompetente të cilat kryejnë kontroll në objkete dhe kontrollojnë nëse ka mjete shpërthyese. ab/
foto: МIА arkivi