Blinken u dakordua të dëshmojë para Kongresit për tërheqje nga Afganistani
- Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka pranuar të dëshmojë para Kongresit për tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani.

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka pranuar të dëshmojë para Kongresit për tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani.
Kryetari i Komitetit për politikë të jashtme, Majkëll Mekol tha se pas muajsh "përpjekjeje dhe luftimi" ai ishte në gjendje të siguronte pjesëmarrjen e Blinkenit në seancën dëgjimore të 11 dhjetorit.
Komiteti më parë akuzoi Blinken për injorimin e thirrjeve për të dëshmuar, raporton Njujork post.
Komiteti Blinkenit do t'i shtrpojë pyetje në lidhje me këshillat që administrata amerikane injoroi në lidhje me pasojat e një evakuimi të plotë, që çoi në rënien e Kabulit dhe tragjedinë në gusht të vitit 2021.
Kritikat përqendrohen në faktin se zyrtarët e lartë kanë këshilluar mbajtjen e një kontigjenti më të vogël të ushtarëve, ndërsa presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden ka këmbëngulur për një tërheqje të shpejtë. mb/
Foto: EPA