• e martë, 26 nëntor 2024

Rusia dhe Ukraina lajmëruan për sulme ajrore

Rusia dhe Ukraina lajmëruan për sulme ajrore

Moskë, 20 mars 2024 (MIA) - Edhe Rusia edhe Ukraina sot kumtuan se kanë penguar një numër të madh të sulmeve ajrore, ndërsa për shkak të sulmeve të intenifikuara në rajonet kufitare ukrainase, është urdhëruar evakuuimi i civilëve.

Autoritetet ruse kumtuan se sistemi i mbrojtjes ajrore ka shkatërruar raketa dhe dronë ukrainas mbi rajonet kufitare Belgorod, Kursk dhe Voronezh. Mbi rajonin Saratov, pranë qytetit Engels, janë ndaluar dy dronë ukrainas.

Ndërkohë, për shkak intensitetit të bombardimeve ruse në rajonin verilindor kufitar të Ukrainës, Sumi, është urdhëruar evakuuimi i civilëve.

Në asnjë prej sulmeve që i ka nisur Ukraina nuk ka viktima ose dëme të mëdha materiale.

Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski mbrëmë në një video fjalim ka akuzuar sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj rajonit verilindor të Ukrainës, Sumi.

"Nga fillimi i muajit, aviacioni rus ka gjuajtur rreth 200 bomba të drejtuara ndaj rajoniz Suma", tha Zelenski. rq/bsh/

Foto: Arkivii i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR