• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hamasi: Edhe pengjet izraelite mund të jenë viktima të sulmeve ndaj Gazës

Hamasi: Edhe pengjet izraelite mund të jenë viktima të sulmeve ndaj Gazës

Gazë, 26 mars 2025 (MIA) - Hamasi sot kumtoi se pengjet izraelite që po i mban në Gazë mund të vriten nëse Izraeli tenton t'i lirojë dhunshsëm dhe nëse vazhdojnë sulmet në territorin palestinez.

Lëvizja militante islamiste palestimeze në kumtesë theksoi se po bën "gjithçka është e mundut për t'i mbajtur në jwtë pengjet, por bombardimi joselektiv zionit po i vë në rrezik jetët e tyre".

"Çdoherë kur okupimi tenton t'i kthejë robërit e vet me forcë, në fund i kthen në arkivole", shtoi Hamasi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot i përsëriti kërcënimet e do të marrë territor në Rripin e Gazës nëse Hamasi nuk i liron pengjet e tjera që po i mban ende.

"Sa më shumë që Hamasi refuzon t'i lirojë pengjet tona, aq më i fuqishëm do të jetë repreisoni që e zbatojmë", deklaroi Netanjahu në parlament. "Kjo përfshsin marrje të territorit dhe përfshin gjëra të tjer", tha ai.

Ushtria izraelite e vazhdoi bombardimin e Rripit të Gazës më 18 mars pas ndërprerjes pothuajse dymuajshe të zjarrit në luftën e shkaktua rnga sulmi terrorist i Hamait ndaj Izraeit më 7 tetor të vitit 2023.

Nga 251 pengje të marra gjatë sulmit, 58 ende po mbahen në Rripin e Gazës, prej të cilëve 34 janë të vdekur, kumtoi ushtria izraelite. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR