• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rusia dënon 23 ushtarë ukrainas të kapur robër me burgim nga 13 deri në 23 vjet

Rusia dënon 23 ushtarë ukrainas të kapur robër me burgim nga 13 deri në 23 vjet

Moskë, 26 mars 2026 (MIA) - Rusia sot dënoi 23 ushtarë ukrainas të kapur për terrorizëm, ndërsa këtë gjykim Kievi e quajti të kurdisur dhe shtoi se ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Mes të akuzuarve janë 14 luftëtarë aktualë ose ish luftëtarë nga Brigada "Azov" të cilën Rusia e ka cilësuar si grup terrorist, si dhe nëntë gra dhe një burrë që punonin si kuzhinier ose staf ndihmës, sipas mediave ruse dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Dymbëdhjetë të akuzuar nuk kane qenë në gjykatë, 11 u kthyen në Ukrainë në dy shkëmbime të burgosurish dhe u dënuan në mungesë, ndërsa një i dyshuar vdiq në paraburgim vitin e kaluar.

Të gjithë u akuzuan për grushtshtet të dhunshëm dhe organizim të aktiviteteve të organizatës terroriste.

Ata u dënuan me burgim nga 13 deri në 23 vjet. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR