• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusët sulmuan selinë e shërbimit sekret ukrainas nga toka dhe deti

Rusët sulmuan selinë e shërbimit sekret ukrainas nga toka dhe deti

Moskë, 26 mars 2024 (MIA) - Armata ruse ka kryer sulm grupor nga toka dhe deti me armë me rreze të gjatë veprimi ndaj qendrave për vendosje dhe objekte të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. 

"Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e armatosura të Federatës Ruse kryen sulm grupor me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi, nga deti dhe toka dhe me fluturake pa pilot, ndaj qendrave për vendimmarrje, objektet e SBU-së dhe ndërmarrjeve në kompleksin ushtarak-industrial", thuhet në kumtesë.

Shtohet se sulmet ishin kryer edhe në vende ku janë stacionuar forcat ukrainase dhe mercenarët e huaj. 

"Janë goditur të gjitha objektet", thotë Ministria ruse e Mbrojtjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR