• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rrufeja ka lënë pa rrymë tri orë e gjysmë rajonin e gjerë të Dibrës dhe Strugës

Rrufeja ka lënë pa rrymë tri orë e gjysmë rajonin e gjerë të Dibrës dhe Strugës

Dibër, 26 maj 2024 (MIA) - Rajoni i Dibrës dhe Strugës mbrëmë tri orë e gjysmë mbeti pa furnizim me energji elektrike.

Shkaku është rrufeja e cila e goditi trafostacionin kryesor në Hidrocentralin "Shpile" në Dibër.

"Trafostacioni kryesor në HEC 'Shpile' është goditur nga një shkarkesë rrufe-elektrike gjatë një stuhie të fortë.   Ekipet kanë dalë menjëherë në teren dhe me përpjekje maksimale është rregulluar defekti madhor. Rajoni Dibër-Strugë ka mbetur pa energji elektrike nga ora 19:50 deri në orën 23:20", kanë konfirmuar për MIA-n nga QMK.

Në rajonin e Dibrës pa rrymë ishin komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe rajoni i Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë.

Rajoni shkurt ishte goditur nga moti i ligë i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike dhe bubullima.

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm ka rrëshqitje të dheut në akset rrugore nga Dibra drejt Mavrovës dhe drejt Strugës me çka kompetentët rekomandojnë vozitje me kujdes dhe respektim të rreptë të sinjalizimit rrugor. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR