• e hënë, 13 prill 2026

Rritje e çmimit të naftës pas paralajmërimit amerikan për bllokadë

Rritje e çmimit të naftës pas paralajmërimit amerikan për bllokadë

Nju-Jork, 13 prill 2026 (MIA) - Çmimi i naftës shënoi rritje të konsiderueshme në tregtimin e hershëm, pasi që SHBA-ja kumtoi se prej sot vendosë bllokadë në portet iraniane.

Çmimet e naftës bruto në SHBA u rritën për 8 për qind, në 104,24 dollarë për barel, ndërsa nafta e llojit "brent" u shtrenjtua për 7 për qind në 102,29 dollarë.

Gjatë luftës me Iranin, çmimi i naftës "brent" ndryshoi dukshëm, duke arritur në çaste të caktuara edhe mbi 119 dollarë, pas 70 dollarëve në fillim, para konfliktit në shkurt.

Irnai faktikisht e kontrollon ngushticën e Hormuzit, e cila është rrugë kryesore ujore për transprotin global të naftës. Komanda qendrore ushtarake e SHBA-së kumtoi se bllokada e porteve iraniane do të vlejë për të gjitha mjetet e lundrimit, pa dallim të vendit të prejardhjes, nëse hyjnë apo dalin nga portet iraniane apo zonat bregdetare, prëfshirë edhe ato në Gjirin persik dhe Gjirin e Omanit. ab/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR