• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje vjetore e prodhimit të biçikletave në BE prej 10 për qind

Rritje vjetore e prodhimit të biçikletave në BE prej 10 për qind

Bruksel, 14 shtator 2023 (MIA) - Gjatë vitit të kaluar në Bashkimin Evropian janë prodhuar 14.7 milionë biçikleta, që paraqet rritje prej 10 për qind në krahasim me vitin 2021, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Statistikës – Eurostat

Sipas këtyre të dhënave, prodhimi i biçikletave vitin e kaluar në BE krahasuar me atë të vitit 2012 është rritur për 29 për qind.

Prodhuesi më i madh i biçikletave në Union në vitin 2022 ishte Portugalia me një total prej 2.7 milionë njësi të prodhuara.

 

Pasohet nga Rumania me 2.6 milionë, Italia me 2.5 milionë, Gjermania me 1.7 dhe Polonia me një milionë biçikleta të prodhuara.

Siç thekson Eurostat, çiklizmi promovon shëndetin dhe mirëqenien individuale dhe duke zëvendësuar potencialisht përdorimin e makinave, kontribuon në uljen e ndotjes së ajrit.

"Është një mënyrë e ndërgjergjshme transporti, ekologjik dhe shëndetësor", thuhet në njoftim. si/ar/ 

 
Foto: Arkivi i MIA-s/Eurostat

 

QËNDRONI TË LIDHUR