Rreth gjysmë ore pritet për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc
- Në vendkalimin kufitar Tabanoc po regjistrohet frekuencë e shtuar e hyrjes së automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi sot pasdite Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
- Post By Sara Ademi
- 19:17, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc po regjistrohet frekuencë e shtuar e hyrjes së automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi sot pasdite Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: MIA