• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth 60 për qind e kompanive nuk mund të gjejnë staf, vetëm 2,5 për qind e punonjësve të rritur po përmirësojnë aftësitë

Rreth 60 për qind e kompanive nuk mund të gjejnë staf, vetëm 2,5 për qind e punonjësve të rritur po përmirësojnë aftësitë

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Lista e stafit profesional defiçitarë po rritet. Për momentin më së shumti mungojnë teknikë ndërtimi, mekanike dhe ushqimore, por ende nuk ka mjaftueshëm furrtarë, mjeshtër pllakash, fasadash, hidraulikë. Ndërkohë, disa nga zanatet, si zdrukthtaria, po shuhen sepse proceset janë duke u automatizuar dhe kjo, nga ana tjetër, imponon një nevojë nga profile krejtësisht të reja, të ndryshme.

Siç u tha sot në një konferencë për shtyp në Odën ekonomike, rreth 60 për qind e kompanive në vend nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar, ndërsa vetëm 2,5 për qind e të punësuarve të rritur përmirësojnë aftësitë e tyre.

Mungesa e stafit e rrit edhe çmimin. Sipas Odës, një kasap merr rrogë prej 30.000 - 40.000 denarë, po ashtu edhe hidraulikët paguhen mirë. Paga të larta ofrohen edhe për furrtarët, si dhe për personelin e nevojshëm në ndërtim.

"Rreth 60 për qind e punëdhënësve kanë nevojë për staf profesional. Të pyetur se pse nuk gjejnë punëtorë, kompanitë thonë se arsyeja është mungesa e aftësive profesionale te kandidatët, mungesa e përvojës së punës apo praktika e mjaftueshme. Mungesa e fuqisë punëtore adekuate nuk shfaqet vetëm në një sektor të caktuar, por në më shumë. Kudo ka mungesë fuqisë punëtore. Është gjithashtu për të ardhur keq që shumë nga profesionet po zhduken ngadalë. Një prej tyre që nuk pranohet më në tregun e punës është edhe zanati i zdrukthtarisë. Kjo pasi është modifikuar qasja për të bërë mobilie dhe proceset janë automatizuar, ndaj në vend të zdrukthtarit kërkohet një kualifikim krejtësisht i ri - konfeksioner apo dizajner mobiljesh, i cili di të punojë me makinat e duhura. Edhe profesioni i gipsit po shuhet sepse nuk gjen punë. Sipas nevojave të tregut, personi duhet të dijë të punojë edhe me gips edhe të jetë montues, me dy profesione", tha Natasha Janevska nga Oda Ekonomike.

Sipas saj, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është problem edhe në BE.

"Mbi 77 për qind e kompanive në BE deklaruan se kanë problem të gjejnë staf të kualifikuar me aftësitë e nevojshme. Në vitin 2021 dhe 2022, punëdhënësit u përballën me mungesë të fuqisë punëtore për 28 profesione në disa sektorë, ndërsa disa nga problematikët janë ndërtimtaria, shëndetësia, inxhinieria. si dhe IT, gjë që tregon se ka një mospërputhje mes asaj që kërkohet dhe asaj që ofrohet në tregun e punës. Për sa i përket aftësive digjitale, 40 përqind e të rriturve dhe 33 përqind e punonjësve në BE nuk kanë aftësi bazë digjitale, që do të thotë se një në 10 të rritur dhe një në tre punonjës në kompanitë e BE-së nuk kanë aftësi adekuate bazë digjitale. Në vendin tonë, vetëm 15 persona morën pjesë në trajnimin e aftësive digjitale dhe kjo sepse ata duhej të punonin në makineri të automatizuara, përkatësisht për të mos humbur vendin e punës, por nuk morën pjesë në trajnime për të përmirësuar aftësitë e tyre", theksoi Janevska.

Sipas EUROSTAT, vetëm 37 për qind e të rriturve në BE kanë marrë pjesë në një proces trajnimi që përmirëson aftësitë e tyre.

"Në vendin tonë kjo shifër është shumë shkatërruese dhe arrin në 2,5 për qind, thekson Janevska.

"BE në kuadër të Vitit evropian të aftësive  miratoi synimet sociale për vitin 2030. Do të kërkojë që 60 për qind e të rriturve të mund të marrin pjesë në trajnime, ndërsa për aftësitë digjitale, përqindja do të jetë 80 për të rritur shkallën e punësimit te të paktën 78 për qind e popullsisë së moshës 20 deri në 64 vjeç. Komisioni Evropian e vë fokusin edhe tek rikualifikimi dhe ngritja e aftësive, sepse mësimi gjatë gjithë jetës është shumë i rëndësishëm, në kërkimin dhe zhvillimin", nënvizojnë nga Oda ekonomike. ls/ 

Foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR