Ronaldo u provokua nga tifozët e Al Hilallit: "Unë jam këtu...jo Mesi"
- Kristiano Ronaldo i ka humbur nervat disa herë gjatë ndeshjes dhe pas humbjes së ekipit të tij Al-Nasër kundër Al Hilall me rezultatin 2:0 mbrëmë për kupën "Riad" në Arabinë Saudite, e cila është luajtur disa ditë para vazhdimit të kampionatit.
- Post By Besnik Shuki
- 10:28, 9 shkurt, 2024

Riad, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo i ka humbur nervat disa herë gjatë ndeshjes dhe pas humbjes së ekipit të tij Al-Nasër kundër Al Hilall me rezultatin 2:0 mbrëmë për kupën "Riad" në Arabinë Saudite, e cila është luajtur disa ditë para vazhdimit të kampionatit.
Gjatë ndeshjes, fituesi i pesëfishtë i "Topit të Artë" u provokua nga tifozët, të cilët brohorisnin "Mesi, Mesi". Në një moment Ronaldo u kthye drejt tyre dhe u tha: "Unë jam këtu...jo Mesi".
Pastaj, duke u kthyer në zhveshtore, ndaj Kristianos janë hedhur fanella të Al Hilalit. Portugezi e mori një dhe e futi brenda në brekë, u fshi me të dhe në mënyrë demonstrative e ka hedhur në tokë. bsh/
Foto: EPA