• e martë, 02 korrik 2024

Ronaldo regjistron sezonin e tij më produktiv në nivel klubesh që nga viti 2016

Ronaldo regjistron sezonin e tij më produktiv në nivel klubesh që nga viti 2016

Riad, 6 maj 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo i cili luan për Al Nasr të Arabisë Saudite shënon sezonin e tij më efikas në tetë vitet e fundit.

Portugezi tashmë ka 45 gola pas ndeshjes së xhiros së 30-të të kampionatit në futboll të Arabisë Saudite. Ai të shtunën shënoi het-trik kundër Al-Vahdës (6:0).

Tridhjetë e nëntë vjeçari Ronaldo ka pasur më shumë gola gjatë sezonit 2015/16. Asokohe portugezi i cili luajti për Real Madridin shënoi 51 gola.

Kristiano nënshkroi kontratë me Al-Nasr në janar të vitit 2023. Portali Transfermarkt vlerëson lojtarin në 15 milionë euro.

Pas fitores ndaj Al-Vahdës, të përzgjedhurit e Ronaldos gjenden në vendin e dytë në renditjen e kampionatit të Arabisë Saudite. Deri në fund të kampionatit, Al Nasr duhet të luajë edhe katër ndeshje të tjera.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR