• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ronaldo për golin e tij të 50-të këtë vit: Jam shumë i lumtur, ka kohë edhe për disa të tjerë

Ronaldo për golin e tij të 50-të këtë vit: Jam shumë i lumtur, ka kohë edhe për disa të tjerë

Riad, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo mbrëmë e shënoi golin e 50-të këtë vit kalendarik. 

Futbollisti 38-vjeçar shënoi gol në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Arabisë Saudite kundër ekipit Al Shabab (5:2).

"Fitore e shkëlqyer dhe jam shumë i kënaqur që mund ta publikoj golin tim të 50-të për vitin 2023. E gjithë kjo është falë mbështetjes së palëkundur të bashkëlojtarëve të mi, tifozëve dhe familjes sime! Këtë vit ka kohë për edhe disa gola", shkroi sulmuesi në rrjetet sociale. 

Al-Nasër u kualifikua në gjysmëfinalen e turneut, ndërsa kundërshtari do të dihet pas shortit. 

Ronaldo u transferua në klubin saudit në fund të dhjetorit të vitit 2022. Gjatë këtij viti, ai shënoi 40 gola për Al Nasër dhe 10 gola për Portugalinë në kualifikimet për Euro 2024. fc/bsh/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR