• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ronaldo e padit Juventusin për shkak të pagave të papaguara gjatë pandemisë

Ronaldo e padit Juventusin për shkak të pagave të papaguara gjatë pandemisë

Torino, 16 shtator 2023 (MIA) – Ish-lojtari i Juventusit, Kristiano Ronaldo zyrtarisht ka ngritur padi kundër klubit torinez për shkak të mospagesës së pagave gjatë pandemisë së koronavirusit, raporton "La Gazzetta dello Sport.

 Sipas gazetës sportive italiane, portugezi 38-vjeçar kërkon t'i marrë 19.9 milionë eurot  të cilat mbetën të papaguara gjatë pandemisë. Pasi kërkoi dokumente nga prokuroria në Torino, Ronaldo vendosi të padisë. Futbollisti kërkon të marrë paratë që pranoi të mos i merrte menjëherë gjatë karantinës.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që Juventusi e ka lidhur me disa lojtarë gjatë pandemisë së koronavirusit. Lojtarët ranë dakord  në uljen e pagës që jozyrtarisht, me kalimin e kohës të marrin para.

Ronaldo ka luajtur për Juventusin nga viti 2018 deri në vitin 2021. Gjithsej, futbollisti ka luajtur 134 ndeshje për klubin, në të cilat shënoi 101 gola dhe dha 22 asistime.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR