• e martë, 02 korrik 2024

Ronaldo e luajti ndeshjen e tij të 1000-të në nivel klubi

Ronaldo e luajti ndeshjen e tij të 1000-të në nivel klubi

 Riad, 15 shkurt 2024 (MIA) - Futbollisti  i Al Nasër, Kristiano Ronaldo, mbrëmë shënoi golin e fitores në ndeshjen e 1/16-të të Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Al-Feihas (1:0). Për futbollistin portugez kjo ndeshje ishte  jubilare - e 1000-ta në nivel klubi.

 Tridhjetë e nëntë vjeçari  Ronaldo ka 31 ndeshje për Sportingun, 346 për Mançester Juanajted, 438 për Real Madridin, 134 për Juventusin dhe 51 për Al-Nasër.

 Gjatë karrierës së tij në klub, futbollisti ka shënuar 746 gola, 45 prej të cilëve  për Al Nasër.

 Kristiano Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë. Në nivel të klubeve, ai u bë tre herë kampion i Anglisë dhe fitoi dy herë kampionatet e Spanjës dhe Italisë, ndërsa pesë herë e fitoi Ligën e Kampionëve.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR