• e premte, 28 qershor 2024

Romano: Flik nënshkroi kontratë me Barcelonën

Romano: Flik nënshkroi kontratë me Barcelonën

Barcelonë, 29 maj 2024 (MIA) - Trajneri gjerman Hansi Flik nënshkroi kontratë me Barcelonën, publikoi gazetari Fabricio Romano.

Sipas Romanos, kontrata me gjermanin 59 vjeçar tashmë u nënshkrua nga ana e drejtuesve të klubit.

Më 24 maj, Barcelona publikoi se 44 vjeçari Çavi do të largohet nga klubi.

Në sezonin e kaluar, katalonasit kanë fituar vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 85 pikë. Diferenca e klubit nga Real Madridi ishte 10 pikë.

Flik më herët punoi për Bajernin e Mynihut dhe kombëtaren gjermane. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR