• e hënë, 23 dhjetor 2024

Roja bregdetare në Spanjë shpëton mbi 230 emigrantë pranë ishujve Kanarie

Roja bregdetare në Spanjë shpëton mbi 230 emigrantë pranë ishujve Kanarie

Madrid, 21 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se 230 emigrantë janë shpëtuar nga një varkë e përmbytur prej druri në ishujt Kanarie nga Roja bregdetare spanjolle, njofton DPA duke iu referuar një deklarate të Rojës bregdetare.

Mes të shpëtuarve ka tre fëmijë dhe 14 gra.

Rreth 32.870 emigrantë kanë arrit në Spanjë përmes rrugës së migrimit të Mesdheut perëndimor nga Afrika në Evropë nga janari deri më 15 tetor, bëjnë të ditur të dhënat e qeverisë. Kjo paraqet rritje prej 39.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR