• e enjte, 04 korrik 2024

Rodrigo do të mbetet te Reali pavarësisht transferimit të mundshëm të Mbapes

Rodrigo do të mbetet te Reali pavarësisht transferimit të mundshëm të Mbapes

Madrid, 8 prill 2024 (MIA) - Anësori i Real Madridit, Rodrigo do të mbetet në klub përkundër transferimit të mundshëm të sulmuesit të PSZH-së, Kilian Mbape, transmeton "Marca".

Braziliani e bëri të qartë se dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin "mbretëror" dhe nuk ka frikë nga konkurrenca.

Më herët u raportua se Mbape do të largohet nga PSG në fund të sezonit aktual dhe do të kalojë te Real Madrid.

Këtë sezon, 23-vjeçari Rodrigo luajti 42 ndeshje në të cilat shënoi 15 gola dhe pati shtatë asistime.

Portali “Transfermarkt” vlerëson vlerën e anësorit në 100 milionë euro. Kontrata e lojtarit me Madridin është deri në fund të qershorit 2028.

Pas 30 xhirove në kampionatin spanjoll, Reali zë vendin e parë me 75 pikë. Barcelona është e dyta me tetë pikë prapa. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR