Rivotimi në Strugë pa probleme, dalja është 64 për qind
- Gjithsej 483 persona ose rreth 64 për qind nga të regjistruarit 755 votues, e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në vendvotimin 1844 në Strugë në rivotimin e Zgjedhjeve parlamentare.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:39, 22 maj, 2024

Strugë, 22 maj 2024 (MIA) - Gjithsej 483 persona ose rreth 64 për qind nga të regjistruarit 755 votues, e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në vendvotimin 1844 në Strugë në rivotimin e Zgjedhjeve parlamentare.
Zëvendës kryetarja e Komisionit komunal të zgjedhjeve në Strugë, Despina Vlaqeska për MIA-n informoi se procesi i votimit në këtë vendvotim në njësinë zgjedhore pesë ka kaluar pa probleme.
Rivotimi në këtë vendvotim ka filluar në mëngjes, në orën 7, ndërsa është mbyllur në orën 19. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s