• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rivotim në shtatë vendvotime për Zgjedhjet parlamentare 2024

Rivotim në shtatë vendvotime për Zgjedhjet parlamentare 2024

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 sot do të ketë rivotim për zgjedhjet parlamentare 2024. Rivotimi në njësinë e pestë zgjedhore do të bëhet në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 - 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Dje kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në vuajtje të dënimit me burgim, si dhe personat e vendosur në banesa për përkujdesje jashtëfamiljare, të cilët i përkasin qendrave të votimit ku u zhvillua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. KSHZ-ja informoi se rivotimi ka vazhduar pa probleme, pa pasur parregullsi të raportuara.

Непречено и без проблеми се одвива гласањето во Прилеп на болните и изнемоштени лица. Пријавени се 489 болни и изнемоштени.

Nga KSHZ njoftojnë sot se 43 nga gjithsej 45 persona që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm kanë pasur të drejtë të votojnë në vendvotimet ku zhvillohet rivotimi në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollnen dhe Strugë.

Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar të gjithë 4 personat që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm. Në VV 1194 në Krushevë nga 20 persona të regjistruar kanë votuar 18 ndërsa në VV 1202 në Krushevë kanë votuar të gjithë 6 personat e regjistruar. Në VV 1272 në Ohër, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të dy personat e regjistruar në ekstraktin e veçantë të Listës Zgjedhore. Në VV 1470 në Dollnen në të cilën kanë qenë të regjistruar 7 persona si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe në VV 1470/1 në Dollnen ku kanë qenë të regjistruar 2 persona, të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Në VV 1844 Strugë, sot gjatë ditës kanë votuar të gjithë 4 personat e regjistruar së të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nga KSHZ theksojnë se sot të gjithë 5 personat e regjistruar për të votuar në burgjet në Prilep dhe Shuto Orizarë sot kanë votuar në objektet ku janë duke qëndruar, gjithashtu të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe dy votuesit e regjistruar në qendrat e kujdesit jashtë familjar në Komunën e Karposhit dhe të Manastirit. 

Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dje njoftoi transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative duke theksuar se paditë e “Frontit Evropian” të udhëhequra nga BDI-ja janë të pabazuara. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore për t'i hequr partisë dy mandate të fituara parlamentare. LSDM dhe VMRO-DPMNE shpresojnë se nëse ndryshohen rezultatet e votimit në këto shtatë vendvotime, do të marrin edhe një mandat në Kuvend.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje i ka ndarë certifikatat për deputetë për mandatet e konfirmuara për deputetë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR