Reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme
- Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme (mbi 20 litra në metër katror). Kryesisht në rajonet lindore do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me rreshje tërrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km në orë). Pasdite në male në pjesët veriore reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Paradite do të fryjë erë e matir deri e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:25, 15 shkurt, 2026
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme (mbi 20 litra në metër katror). Kryesisht në rajonet lindore do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me rreshje tërrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km në orë). Pasdite në male në pjesët veriore reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Paradite do të fryjë erë e matir deri e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri 18 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesën e luginës do të ketë kushte që reshjet të jenë të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Paradite do të fryjë erë e matur deri e përforcuar përkohësisht nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 16 gradë.
Sipas DPHM-së, nesër nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të martën do të ketë ftohje me reshje të reja më të rrëmbyeshme të cilat në male dhe në viset mëtë larta do të jenë me borë. Në male do të rritet shtresa e borës, ndërsa shtresë e re pritet të formohet edhe në disa vise më të larta. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore (mbi 60 kilometra në orë). ab/
Foto: МIА arkivi