Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli zhvilloi takim pune me kryetarin e BFI-së Shaqir ef. Fetai
- Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri është pritur sot në takim pune nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij.
- Post By Fami Bajrami
- 16:06, 10 tetor, 2024
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA)- Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri është pritur sot në takim pune nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij.
Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim, u bë e ditur se BFI-ja në kuadër të bashkëpunimit të kahmotshëm që nga themelimi i UT-së, këtë vit akademik do të ofrojë përkrahje financiare për një numër të konsiderueshëm të studentëve me nevoja të caktuara sociale, me qëllim që t'ua lehtësojë vështirësitë përgjatë studimeve.
Rektori i UT-së e falënderoi udhëheqësinë e BFI-së për intensitetin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe për përkrahjen e kontributin e çmueshëm që BFI-ja ka dhënë në themelimin e UT-së dhe në mbajtjen e ligjëratave të para.
Po ashtu u biseduan edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme sociale, arsimore, shkencore dhe kombëtare, për të cilat do të vijojnë në vazhdimësi bashkëpunimet e ndërsjella.