• e hënë, 23 dhjetor 2024

Misajlovski në Krivollak vizitoi specialistët e Maqedonisë të cilët me specialistë nga gjashtë aleatë dhe një vend-partner zhvillojnë aftësitë e tyre

Misajlovski në Krivollak vizitoi specialistët e Maqedonisë të cilët me specialistë nga gjashtë aleatë dhe një vend-partner zhvillojnë aftësitë e tyre

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në "Krivollak" vizitoi pjesëtarët e Batalionit të forcave speciale të cilët në poligonin më të madh të armatës së bashku me specialistët nga Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia, Rumania, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina realizojnë stërvitjen "Wise wolf 2024", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në ditën e mysafirëve të lartë ku mori pjesë edhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Sashko Lafçinski, si dhe përfaqësues të lartë ushtarak dhe atashe mbrojtëse nga vendet-pjesëmarrëse, ekipet e përbashkëta të specialistëve realizuan një ushtrim të përbashkët demonstrues ku i treguan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.

"Gjatë stërvitjes dyjavore, u përdorën tetë helikopterë CH47 "Chinook", UH60 "Black Hawk", "Puma" dhe Mi-17 dhe mbi 120 specialistë në ekipe të përziera nga të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen detyra të shumta si ulje nga helikopteri me litar, gjuajtje me snajper me rreze të gjatë veprimi, siguri tokësore dhe ajrore, luftime në ambiente të mbyllura, evakuim mjekësor dhe të tjera", informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Stërvitja, e cila mbahet në nivel vjetor në një nga vendet-pjesëmarrëse, përforcon bashkëpunimin rajonal në këtë fushë dhe avancon interoperabilitetin i cili është bazë për përforcimin e sigurisë kolektive. Kjo stërvitje e sivjetme realizohet nga viti 2011 me nismën e kryeshefave të Shtatmadhorive nga vendet ballkanike. sa/

foto: MM

QËNDRONI TË LIDHUR