• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Kërkesat e biznesmenëve turq janë logjike dhe të pritshme, po bëjmë përpjekje maksimale për ta realizuar këtë

Mickoski: Kërkesat e biznesmenëve turq janë logjike dhe të pritshme, po bëjmë përpjekje maksimale për ta realizuar këtë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Lejet e punës për punëtorët nga jashtë, lejet e ndërtimit, janë pjesë e kërkesave të biznesmenëve turq të cilët i theksuan ato në Forumin e sotëm të biznesit "Dialogu ndërmjet sektorit të biznesit dhe Qeverisë", që u mbajt sot në Shkup në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqi – MATTO.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se kërkesat e shprehura të biznesmenëve turq janë të logjikshme dhe nuk janë përtej pritshmërive.

"Kërkesat janë logjike. Për një pjesë të kërkesave tashmë është duke u përpunuar, ato tashmë janë në proces. Në përgjithësi lejet e punës për punëtorët nga jashtë, lejet e ndërtimit, të cilat janë prioritetet tona. Dua të them kërkesa logjike, nuk është diçka që është përtej asaj që është logjike dhe si Qeveri ne punojmë dhe bëjmë përpjekje maksimale për t'i realizuar të gjitha dhe mendoj se disa nga ato gjëra tashmë po realizohen. Për një pjesë deri në fund të vitit, kështu që nuk ishte diçka jashtë pritjeve", tha ai.

Mickoski foli për gjendjen në të cilën ata u përballën me shtetin nga pushteti i mëparshëm.

 

 

"Gjendja që kemi hasur atë 24 qershor ishte situatë në të cilën shteti ishte thjesht në rënie të lirshme. Në dinamikën ka leksion të rënies së lirë. Tani duhet të shohim se si ta ndalojmë atë rënie të lirë. Mendoj se në këto pesë muaj, të paktën, ne ndaluam rënien e lirë dhe ngadalë filluam të arrijmë pikën zero. Jo për t'u zhvilluar nga zero lart, por për të arritur në pikën zero. Pres që deri në fund të vitit të arrijmë pikën zero dhe të fillojmë të kryejmë politika reformuese që do të paraqesin vlera shtesë në vetë ekonominë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, gjendja e buxhetit në muajin tetor është në suficit. Për herë të parë, kemi suficit prej 1 miliard e 125 milionë denarë në buxhetin. Kjo nuk është shumë e madhe.

Kryeministri theksoi se tani kanë ardhur në një gjendje në të cilën mund të krijojnë plane se si do të punojnë më tej. Qëllimi ynë, tha Mickoski, është të kthejmë disavantazhin që kemi si shtet pa dalje në det, ta shndërrojmë në avantazhin tonë, dhe ne e shohim këtë mundësi si tre shtylla për të qenë udhëkryq ose një qendër e korridoreve transportuese, korridoreve hekurudhore dhe korridoreve energjetike.

Mickoski thekson se deri në fund të vitit pret që të përfundojë ndërtimi i rrugës së shpejtë, e cila është pjesë e Korridorit 8 dhe lidh vendet Çatall, Dllaboçicë me Kriva Pallankën, nga Stracini në Kriva Pallankë, dhe të fillojë projektimin nga Kumanova deri në Stracin.

Kryeministri theksoi se si Qeveri do t'i përkushtohen zgjidhjes së problemeve të brendshme, por, siç tha ai, fokusi i tyre duhet të jetë në arritjen e qëllimit strategjik.

"Për fat të keq, ne, si popull dhe si qytetarë, ndajmë ndoshta një përvojë të ngjashme me Turqinë kur bëhet fjalë për negociatat me Bashkimin Evropian dhe disi duket se kthehet në një histori që nuk ka fund. Ne si popull dhe si qytetarë gjatë rrugës kemi përjetuar shumë poshtërime, turp, heqje dorë për këtë qëllim dhe disi kjo nuk do të përfundojë asnjëherë. Të moshuarit thonë, dhe ata janë njerëz të urtl, "Jepu gisht, duan dorë." Nëse u jep dorë, mund të duan diçka tjetër. Dhe ne, si Qeveri, thamë se do t'i përkushtohemi zgjidhjes së problemeve të brendshme, por në të njëjtën kohë fokusi ynë do të jetë në arritjen e qëllimit tonë strategjik, por ai do të jetë dinjitoz dhe ne po e bëjmë atë në këto pothuajse pesë muaj që kur u zgjodhëm si Qeveri", tha Mickoski.

 

Fatih Ulusoy, ambasador i Republikës së Turqisë në vend, theksoi se ata ishin të vendosur në periudhën në vijim me Qeverinë e re të ndërtonin një nivel më të lartë të marrëdhënie dypalëshe dhe bashkëpunim.

"Rritja e vëllimit dypalësh tregtar, i cili aktualisht po i afrohet 1 miliardë dollarëve në dy miliardë dollarë. Konsiderojmë se nuk është ëndërr, por qëllim që mund të realizohet në një periudhë afatshkurtër. Padyshim, kontributi më i madh do të jepet nga azhurnimi i marrëveshjes aktuale të tregtisë së lirë. Po ashtu jemi të bindur se pjesëmarrja e kompanive maqedonase në takime shumëpalëshe të quajtura misione blerjeje të organizuara nga Ministria jonë e Tregtisë me praninë e kompanive nga e gjithë bota do të zhvillojë marrëdhëniet tona tregtare. Shpenzimet e akomodimit, transferimit dhe përkthimit të ndërmarrjeve pjesëmarrëse mbulohen nga Ministria jonë e Tregtisë dhe kompanitë e interesuara mund të marrin informacione më të detajuara nga Bordi ynë këshillimor i tregtisë në Shkup. Investimet turke ofrojnë mundësi punësimi për mbi 10 mijë qytetarë. Njëherësh kemi kompani që bëjnë fizibilitet për investime të reja dhe sot kemi investitorë potencialë midis nesh. Dëshirojmë që autoritetet maqedonase të mbështesin investitorët aktualë dhe potencialë turq dhe të lehtësojnë procedurat burokratike në krye me marrjen e lejeve për punë për të punësuarit", tha ai.

Ambasadori turk theksoi se vitin e kaluar gati 200 mijë turistë nga Turqia kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, derisa 250 mijë qytetarë të Maqedonisë vizituan Turqinë.

Ajdovan Ademoski, kryetar i Bordit Drejtues të Odës Turko-Maqedonase – MATTO, theksoi se përpjekjet e Odës kontribuan në mbi dy miliardë dollarë investime turke në Maqedoni sot, që do të thotë se 38 për qind e investimeve në vend vijnë nga Republika e Turqisë. Thekson se Oda është e angazhuar për të sjellë sa më shumë investime.

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR