• e shtunë, 03 janar 2026

Rejtingu i Trampit bie në nivelin më të ulët nga fillimi i mandatit

Rejtingu i Trampit bie në nivelin më të ulët nga fillimi i mandatit

Uashington, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Rejtingu i presidentit amerikan Donald Tramp ditëve të fundit ra në nivelin më të ulët në mandatin e tij aktual, sepse votuesit e Partisë Republikane janë të pakënaqur nga menaxhimi me ekonominë, tregojnë rezultatet e anketës më të re të Ipsos.

Anketa treditëshe, e publikuar nga Rojters, tregoi se 39 për qind e amerikanëve të rritur e miratojnë punën e Trampit, që është ulje prej 41 për qind më parë në fillim të këtij muaji.

Rejtingu më i ulët i Trampit këtë vit edhe në këtë mandat, prej 38 për qind, u regjistrua në mes të nëntorit.

Lideri republikan u kthye në pushtet në janar me rejting prej 47 për qind, por popullariteti i tij prej atëherë po ulet, veçanërisht për çështjet e menaxhimit ekonomik me vendin.

Mbyllja e mëparshme e financimit të qeverisë federale e prishi mbledhjen e të dhënave për ekonominë amerikane, por shumë ekonomistë besojnë se punëdhënësit e kanë ulur punësimin për shkak të tarifave importuese të Trampit.

Vetëm 33 për qind e amerikanëve të rritur kanë deklaruar se e miratojnë mënyrën në të cilën Trampi përballet me ekonominë amerikane, që është rejtingu më i ulët për president për këtë çështje këtë vit.

Anketa, u zbatua onlajn, mblodhi përgjigjet e 1.016 personave në mbarë vendin dhe kishte margjina të gabimit prej tre për qind pikë, shtoi Rojters. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR