• e mërkurë, 08 maj 2024

Regjim i përkohshëm i trafikut në rrugën "Aleksandar Urdarevski"

Regjim i përkohshëm i trafikut në rrugën

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Për shkak të asfaltimit të rrugës "Aleksandar Urdarevski" në Komunën e Butelit në periudhën nga ora 9 deri në ora 17 do të vendoset regjim i përkohshëm në trafik, gjegjësisht ai do të riorientohet përmes unazës së Shkupit, për çka do të vendoset sinjalizim adekuat.

Siç informojnë nga NP "Rrugë dhe rrugica"-Shkup, do të asfaltohet sipërfaqja e rrugës në drejtim të udhëkryqit me rrugën "Boca Ivanova" deri në rrugën "Nov Zhivot", gjegjësisht nga rruga e parë për hyrje në varrezën "Butel", hap, që përfundon deri në rrugën "Nov Zhivot", në kuadër të kufijve të Planit të përgjithshëm urbanistik, gjegjësisht konform projektit të miratuar rrugor. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR