Reali u kualifikua në finale të Kupës së Mbretit për herë të parë pas nëntë viteve
- Real Madridi mbrëmë e fitoi Barcelonën me rezultat 4:0 dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të luajë kundër Osasunës.
- Post By Fitore Curri
- 08:19, 6 prill, 2023

Barcelonë, 6 prill 2023 (MIA) - Real Madridi mbrëmë e fitoi Barcelonën me rezultat 4:0 dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të luajë kundër Osasunës.
Madrilent për herë të parë pas 9 viteve luftuan për finale në kupën kombëtare.
Herën e fundit "Mbretërit" arritën në finalen e kupës në vitin 2013/14. Atëherë e mposhtën Barcelonën me rezultat 2:1 dhe e fituan trofeun.
Finalja në kupën spanjolle të futbollit mes Real Madridit dhe Osasunës do të luhet më 6 maj. fc/
Fotografia: EPA