• e shtunë, 05 tetor 2024

Reali synon të vazhdojë kontratën me Ançelotin 

Reali synon të vazhdojë kontratën me Ançelotin 

Madrid, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridi, Karlo Ançeloti mund të vazhdojë kontratën me klubin madrilen në dimër, raporton “AS”.

Sipas gazetës sportive spanjolle, me 10 janar drejtuesit e "Los Blankos" planifikojnë të takohen me ekspertin italian të futbollit për të negociuar vazhdimin e kontratës aktuale, të vlefshme deri më 30 qeshor të vitit 2024.

Shpekulohet se edhe Ançeloti është gati të vazhdojë bashkëpunimin me klubin madrilen.

Gjashtëdhjet e katër vjeçari Ançeloti drejtoi klubin mbretëror nga vitit 2013-2015 dhe nga vitit 2021 deri tani. Nën drejtimin e tij skuadra madrilene u bë kampione e Spanjës në sezonin 2021/22 dhe gjithashtu fitoi dy herë Ligën e kampionëve.

Real Madrid kryeson në kampionatin spanjoll aktualisht me 45 pikë nga 18 ndeshje e zhvilluara. si/mb/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR