• e mërkurë, 03 korrik 2024

Reali e ka ftuar Al-Nasër me Ronaldon të luajë në stadiumin e rinovuar "Santiago Bernabeu"

Reali e ka ftuar Al-Nasër me Ronaldon të luajë në stadiumin e rinovuar

Riad, 7 shkurt 2024 (MIA) - Reali i Madridit mund të luajë ndeshje miqësore kundër Al-Nasër, njofton gazetari arab, Saud Al-Sarami.

Sipas gazetarit, gjiganti spanjoll e ka ftuar Al-Nasër të luajë në stadiumin e rinovuar "Santiago Bernabeu" në nder të përfundimit të rikonstruimit tëstadiumit, që duhet të ndodh në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo luan për Al-Nasër nga janari i vitit të kaluar. portigezi ka luajtur për Los Blankos nga viti 2009 deri vitin 2018 dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR