Reali do t'i vazhdojë marrëveshjet me Kamavinga dhe Valverde
- Real Madridi ka rënë dakord të nënshkruajë marrëveshje të reja me mesfushorët Eduardo Kamavinga dhe Federiko Valverde, transmeton "El Partidazo de COPE".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:36, 12 tetor, 2023

Madrid, 12 tetor 2023 (MIA) - Real Madridi ka rënë dakord të nënshkruajë marrëveshje të reja me mesfushorët Eduardo Kamavinga dhe Federiko Valverde, transmeton "El Partidazo de COPE".
Klubi i Madridit do tÇi rrisë pagat e lojtarëve.
Të dy lojtarët do t'i vazhdojnë marrëveshjet e tyre deri në vitin 2028. Marrëveshja aktuale e uruguanit 25-vjeçar është deri në vitin 2027, ndërsa e francezit 20-vjeçar deri në vitin 2025.
Kamavinga iu bashkua Real Madridit nga Reni në vitin 2021 për 31 milionë euro. Valverde në vitin 2016 nga Penaroli kaloi në akademinë e klubit të Madridit për pesë milionë euro.
Foto: EPA