Reali dhe Baerni të interesuar për Havercin, Çelzi kërkon 75 milionë paund
- Çelzi kërkon për Kai Havercin 75 milionë paund. Njëzet e tre vjeçari gjerman tashmë u ka thënë “bluve” se do të dëshironte të largohej nga klubi dhe me gjasë nuk do ta vazhdojë kontratën e tij e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
- Post By Fami Bajrami
- 12:40, 7 qershor, 2023

Londër, 7 qershor 2023 (MIA) - Çelzi kërkon për Kai Havercin 75 milionë paund. Njëzet e tre vjeçari gjerman tashmë u ka thënë “bluve” se do të dëshironte të largohej nga klubi dhe me gjasë nuk do ta vazhdojë kontratën e tij e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
Sipas “Gardian” për Havercin janë të interesuar Real Madridi dhe Baerni i Munihut.
Në gjithsej 35 ndeshje në sezonin 2022/23 të Premier ligës, mesfushori shënoi shtatë gola dhe një asist.
Foto: EPA