• e premte, 05 dhjetor 2025

Reagime për sulmin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë

Reagime për sulmin e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë

Bruksel, 10 shtator 2025 (MIA) – Ministri belg i Mbrojtjes, Teo Franken e quajti dëmtimin e hapësirës ajrore të NATO-s nga ana e Rusisë “të papranueshme”, transmetoi agjencia belge e lajmeve Belga. 

“Ne duhet ta rrisim më tej vigjilencën tonë dhe t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme çdo forme agresioni rus”, shkroi ai në X. Ai gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë përparësi furnizimit me asete kundër dronëve, duke shtuar se një “furnizim i madh” do të vijë së shpejti.

Sipas presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, dronët që shkelën hapësirën ajrore polake mbrëmë ishin pjesë e një sulmi në mesnatë ndaj Ukrainës që përfshinte më shumë se 400 dronë. Të paktën tetë dronë hynë në hapësirën ajrore të NATO-s, gjë që ai e quajti një "precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën".

“Moska gjithmonë i teston kufijtë e së mundurës”, tha Zelenski në një publikim në X.

“Nevojitet përgjigje e fuqishme – dhe ajo mund të jetë vetëm përgjigje e përbashkët nga të gjithë partnerët. Rusia duhet të ndjejë se lufta nuk mund të përhapet dhe duhet të ndërpritet”, shtoi presidenti ukrainas. 

Presidenti finlandez Aleksandar Stub paralajmëroi se incidenti “ e thekson seriozitetin e situatës së sigurisë dhe se është i papranueshëm”. 

Ministri lituanez i punëve të jashtme Kestutis Budris e akuzoi Rusinë se “qëllimisht” e përhap agresionin e saj. 

“Shkeljet e përsëritura dhe të pamatura të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e njerëzve dhe infrastrukturën kritike", tha Budris.

Presidenti i Letonisë theksoi se incidenti është “dëshmi e qartë se agresioni rus në Ukrainë direkt ndikon ndaj nesh”. 

Kryeministri çek Petër Fijalla deklaroi se është “vështirë të besohet” se incidenti i mbrëmshëm ishte rastësi. “Regjimi i Putinit e kërcënon gjithë Evropën dhe sistematikisht hulumton sa larg mund të shkojë”, shtoi ai. 

Antonio Koshta, kryetari i Këshillit Evropian, deklaroi se incidenti është përkujtues se “siguria e njërit është siguri e të gjithëve”. 

“Polonia ka të drejtë që ndërmerr hapa të nevojshëm për mbrojtje të sovranitetit të saj”, theksoi ai. 

Kryeministri britanik Kier Starmer e dënoi “dëmtimin e ashpër dhe të paparë të hapësirës polake dhe ajrore të NATO-s nga ana e dronëve rusë” dhe e theksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për Poloninë dhe Ukrainën. 

“Sulmi barbar ndaj Ukrainës dhe dëmtimi i ashpër i paparë i hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga ana e dronëve rusë është thellësisht shqetësues”, tha Starmer në një deklaratë të publikuar nga kabineti i tij. 

“Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pamatur nga Rusia dhe shërben vetëm për të na kujtuar shpërfilljen e hapur të presidentit (Vladimir) Putin për paqen dhe bombardimet e vazhdueshme me të cilat përballen ukrainasit e pafajshëm çdo ditë”, shtoi ai.

Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu solidaritet të plotë me Poloninë në lidhje me incidentin me dronët. 

"Shkelja e integritetit territorial të Polonisë është e papranueshme. Ky rast gjithashtu dëshmon se politika jonë e promovimit të paqes është e justifikuar dhe e arsyeshme. Të jetosh në hijen e luftës vjen me rreziqe. Është koha t'i japim fund kësaj! Kjo është arsyeja pse ne mbështesim përpjekjet e presidentit Tramp për paqe", shkroi Orban në Fejsbuk. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR