Raundi i pestë i sanksioneve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë kundër Hamasit
- SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Austria e vendosën raundin e pastë të sanksioneve kundër Hamasit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:33, 23 janar, 2024

Uashington, 23 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Austria e vendosën raundin e pastë të sanksioneve kundër Hamasit.
Në deklaratën e publikuar nga ministri i Finansave i SHBA-së, Brajan Nelson, thuhet se sanksionet synojnë zyrtarët kryesor finansiarë në Gazë, të cilët kanë transferuar miliona dollarë nga Irani në llogarinë e Hamasit në vitet e fundit.
"Hamasi synon të përdorë një sërë mekanizmash për transferimim finansiar, duke përfshirë përdorimin e kriptovalutave për të dërguar para për të mbështetur aktivitetet terroriste të grupit, tha ai.
Paratë nga Irani deri në Hamas arritën nga degë veçantë e Garda e Revolucionit Islamik, një grup autoritativ ushtarako-politik nga Irani.
Nelson tregoi se Ministria e Finansave në SHBA në koordinim të afërt me aleatët dhe partnerët "do të vazhdojmë me mandatin e tij për të luftuar Hamasin, finansuesit e tij dhe infrastrukturën finansiare ndërkombëtare". rq/ab/
Foto: arkivi i MIA-s