Ramadani: Shkuarja me lista të veçanta nuk është vendim i ri, e kemi plasuar nga tetori i vitit të kaluar
- Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori.
- Post By Fami Bajrami
- 07:52, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori.
“Ne si subjekt realizojmë takime mujore të rregullta, mbrëmë ftuam edhe kryetarët e degëve dhe si konstatim i asaj mbledhje ishte që ne si ASH të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë në çdo komunë shqiptare. Ky nuk është vendim i ri, ne këtë e kemi kumtuar nga tetori i vitit të kaluar. Partnerët e koalicionit e kanë ditur, ky është qëndrim i kamotshëm i joni si Aleancë për Shqiptarët”, tha Blerant Ramadani.
Ai shtoi tutje që në takimin e mbrëmshëm mes tjerash është diskutuar edhe çështja e sondazheve që qytetarët të zgjedhin cili kandidat duhet të garojë.
“Çdo subjekt politik brenda koalicionit kishte preferencat e veta për kandidat ideja jonë ishte që përmes një apo dy sondazheve të pavarura dhe figura më e pëlqyer brenda koalicionit ta merrte stafetën”, përfundoi Ramadani.
Takim me Ahmetin nuk ka pasur askush, kulturë politike është me u përshëndet në takime rasti
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha takim me Ahmetin kreu i ASH-së nuk ka pasur, atë ditë kanë qenë mysafir të Begajt dhe ka qenë përshëndetje e rastit që e kërkon kultura politike.
“Në bazë të informacioneve që i kam Kryetari ka relaizuar një bisedë telefonike me kreun e BDI-së, takim kokë me kokë nuk ka pasur, nëse i apostrofoheni takimit, ajo ishte një ftesë nga presidenti Begaj, kur u kthye nga Bullgaria dhe u ndal në Shkup, unë isha bashkë me kryetarin dhe ishim të parët në takim pas një ore erdhi edhe Ahmeti bashkë me Osmanin dhe kultura politike e kërkon ta përshëndetësh pa marrë parasysh a je kundërshtar politik duhet të përshëndet. Kjo mendoj që është kulturë politike”, tha Blerant Ramadani.
Një orë para mbledhjes na dërguan ofertë merre ose leje, kjo qasje e papranueshme për ne
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha VLEN i dërguan ofertën një orë para mbledhjes në formë të ultimatiumit.
“Temë kryesore në mbledhje ishte analiza e situatës dhe qasja jonë dhe e partnerëve ndaj nesh. Pasi që shqetësuese ishte fakti që ata po na përcjellin një ofertë një orë para kuvendit, në një mënyrë si ultimatium, merre ose leje, kjo nuk është fromë që duam të funksionojmë dhe ishte e papranueshme”, tha Blerant Ramadani.
Ne jemi të vendosur për të instaluar parime të reja
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se si parti janë të vendosur për parime të reja dhe për ta rritur konkurrencën brenda partiake.
“Ne jemi të vendosur për të instaluar parime të reja. Vendimi ynë është i qartë duam të rrisim konkurencën brenda partiake” tha Blerant Ramadani.
Edhe nuk na ftuan në takim edhe na thanë që jemi vetpërjashtuar
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se nuk ka mundësi të vetpërjashtohesh nga aty ku nuk ftohesh.
“Ata sot nuk na ftuan në takim e më vonë deklaruan se jemi vetpërjashtuar, si ka mundësi të vetpërjashtohesh nga aty ku nuk ftohesh”, tha Blerant Ramadani.
Vitin e kaluar patën kohë për të na pritur ndërkaq tani me padurim na larguan
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vitin që lamë pas na pritën për tu bërë bashkë ndërkaq për të na larguar menjëherë të nesermën e bën.
“Po habitem me qëndrimin e partive brenda VLEN-it. Para një viti kishin kohë për të na pritur që ne të vendosim t’ju bashkohemi dhe ta formojmë koalicionin VLEN. Ndërsa sot papritur menjëherë të nesërmen, dalin me qëndrim dhe na përjashtojnë nga ky koalicion të cilën votuan 107mijë shqiptarë. Në asnjë mënyrë nuk mendoj se ASH është gomë rezervë e një partie, të paktën kjo parti ka dëshmuar konsistencën e vet” tha Blerant Ramadani.
Shkuarja me lista të veçanta nuk është vendim i ri, e kemi plasuar nga tetori vitit të kaluar
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori.
“Ne si subjekt realizojmë takime mujore të rregullta, mbrëmë ftuam edhe kryetarët e degëve dhe si konstatim i asaj mbledhje ishte që ne si ASH të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë në çdo komunë shqiptare. Ky nuk është vendim i ri, ne këtë e kemi kumtuar nga tetori i vitit të kaluar. Partnerët e koalicionit e kanë ditur, ky është qëndrim i kamotshëm i joni si Aleancë për Shqiptarët”, tha Blerant Ramadani.
Ai shtoi tutje që në takimin e mbrëmshëm mes tjerash është diskutuar edhe çështja e sondazheve që qytetarët të zgjedhin cili kandidat duhet të garojë.
“Çdo subjekt politik brenda koalicionit kishte preferencat e veta për kandidat ideja jonë ishte që përmes një apo dy sondazheve të pavarura dhe figura më e pëlqyer brenda koalicionit ta merrte stafetën”, përfundoi Ramadani.
Në qeveri apo në opozitë ne kemi synim të mbrojmë interesat e shqiptarëve
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se për ASH-në nuk është fare problem edhe nëse dalin nga qeveria sepse jo më larg se vitin që lamë pas kanë dorëzuar gjitha pozicionet. Pra sipas tij e rëndësishme për ta është mbrojtja e interesave të shqiptarëve.
“Nuk është tragjike edhe nëse na përjashtojnë nga Qeveria është e drejtë e kryeministrit, për ne nuk është shqetësim. E kemi të freskët memorien, kur pikërisht para një viti ne bashkë me shokët i dorëzuam pozitat qeveritare dhe dolëm në opozitë, për tu bërë bashkë me VLEN-in dhe ta sjellim ndryshimin. Nuk luan rol a jemi në opozitë apo në pozitë, ajo që luan rol është të gjejmë modusin t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve”, tha Blerant Ramadani.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.